Beyonce shkëlqen me fustanin e Valdrin Sahiti në Grammy Awards

Showbiz

Beyonce me sa duket e ka lënë gardërobën e saj të eventeve në duart e stilistëve shqiptarë. Ka qenë stilisti Valdrin Sahiti ai që e ka veshur yllin e muzikës për mbrëmjen e ‘Pre-Grammy Awards 2020’. Fustani i kuq saten dhe i çarë anash i cili nxirrte në pah format e trupit të këngëtares ka qenë një sukses i vërtetë për stilistin, gjë që u tregua edhe nga pëlqimet në rrjetet sociale.

Vetë Beyonce postoi një galeri fotosh në Instagramin e saj, por edhe stilisti Valdrin Sahiti e ndau në rrjetet e tij sociale këtë sukses. Edhe revistat e njohura si ‘Harper’s Bazaar’ kanë shkruar për të.

Në 50-vjetorin e lindjes së P Diddy ajo ishte veshur me një fustan të stilistëve nga Kosova Kujta&Meri, i cili gjithashtu bëri shumë bujë dhe u komentua pozitivisht nga revistat e modës.