Birce Akalay dhe Ibrahim Çelikol/ Dy aktorë, koleg dhe miq si ata të dy!

Showbiz

Dy aktorët e famshëm dhe miqtë e vjetër Birçe Akalaj dhe İbrahim Çelikoll, me të cilët u takuam në interpretimin e  roleve kryesore në serialin “Dashuri bardhezi”, ditët e fundit u panë duke kaluar pushimet së bashku në Bodrum. Aktorët janë filmuar dhe fotografuar duke biseduar krahë njëri-tjetrit për pak kohë.  Akalay dhe Çelikkol, të cilët e nisën miqësinë e tyre në xhirimet e serialit “Dashuri bardhezi” në vitin 2017, e kanë ruajtur  këtë raport të mirë mes tyre prej asaj kohe dhe ajo vazhdon të jetë një mikesh e mirë madje edhe për djalin e aktorit. Dy aktorët e famshëm, pak muaj më parë ndan së bashku sheshxhirimin për një tjetër projekt, një film i cili premierën e transmtimit e pati në platformë digjitale. Raporti miqësor i dy aktorëve dhe kolegëve të vjetër, ka qenë gjithmonë një nga raportet profesionale e miqësore për t’u patur zili në radhët e tyre fal kimisë dhe komunikimit të mirë që ata ruajnë me njëri-tjetrin.