Bradley Cooper dhe Jennifer Garner në një lidhje dashurie?

Showbiz

Aktorja e njohur, Jennifer Garner mirëpriti së fundmi Bradley Cooper dhe vajzën e tij 3-vjeçare, Lea De Seine Shayk Cooper për të shijuar disa ditë në Malibu. Dyshja e aktorëve nuk ka konfirmuar asnjë detaj rreth raportit të tyre, duke ngjallur dyshime tek ndjekësit megjithatë dukej se Jennifer kujdesej maksimalisht për të voglën e Bradley.

Sipas ‘TMZ’, ata kanë shijuar kohën bashkë duke marrë vëmendjen e ndjekësve indivudualë të tyre. Nuk do të ishte çudi që shumë shpejt Bradley dhe Jennifer të ishin një çift tashmë.