Burak Ozçivit i bën surprizë gruas së tij për ditëlindje

Showbiz

Burak Ozçivit është jo vetëm një talent i kinematografisë turke dhe një nga aktorët më të paguar, por edhe një familjar shumë i përkushtuar ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij.

Fahriye Evcen festoi me date 5 qershor ditëlindjen dhe në këtë ditë të rëndësishme mori një surprizë shumë të ëmbël nga Burak. Ndonëse i zënë me xhirimet e serialit aktual, Burak e surprizoi bashkëshorten me një tortë në të cilën ishte vendosur foto e saj me djalin e tyre.

“Sa më shumë vite të lumtura si familje”-shkruhej në tortë.

Surprizën e tregoi vetë Fahriye me një postim në Instagram duke i shprehur dashurinë publikisht Burakut. “Të dua zemra ime”-shkruajti bukuroshja turke.