Çaglar Ertugrul lë të dashurën për…

Showbiz

Së fundmi mediat turke raportuan se aktori turk Çaglar Ertugrul i cili është shumë i njohur edhe në Shqipëri me rolet e tij në seriale si “A vjen më pas dashruia?”, është ndarë nga partnerja e tij pas 3 vitesh. Çaglar ishte i lidhur me Kayla Manukyan, një asistente kostumografie të cilën e njohu gjatë xhirimeve të një seriali.

Por mesa duket aktori qenka i fiksuar me flokëkuqet. Mediat turke raportojnë  se shkaku i ndarjes së tij nga partnerja, ka qenë aktorja Meryem Uzerli . Sipas mediave turke dhe kroate, Meryem Uzerli është mahnitur nga aktori simpatik dhe dyshja kanë nisur të flasin. Thuhet se pas një takimi, biseda mes tyre ka avancuar.

Nuk dihet ende sa të vërteta janë këto detaje dhe asnjëri prej aktorëve nuk ka bërë ende një prononcim.