Can Yaman dhe Demet Ozdemir, të ‘fiksuar’ pas këngëtares shqiptare!

Showbiz

can demet
Dy aktorët e njohur, si gjithmonë kanë postuar momente nga aktivitetet e tyre ditore. Për Can Yaman dihet tashmë lidhja e tij me Shqipërinë, pasi më herët është zbuluar që gjyshi i tij kishte prejardhje shqiptare. Por, së fundmi Can ka bërë që edhe Demet të përfshihet në preferencat e tij. Dy aktorët kanë postuar një video, ku në sfond dëgjohet kënga “Bon Bon” e Era Istrefit. E nisur nga reagimi i tyre, duket qartë se kjo nuk është hera e parë që e dëgjojnë këngën, madje mund të themi se janë fansa të saj.