Can Yaman shprehet për Demet Özdemir

Showbiz

Aktori Can Yaman u pa disa ditë më parë teksa largohej nga zyra e Faruk Turgut në Etilier. Ai dha një deklaratë për procesin e mbylljes së tij në karantinë dhe gjithashtu u dha fund diskutimeve për Demet Özdemir.

Duke filluar me periudhën e karantinës ai u shpreh “U mundova ta ktheja ktë proces në një gjë positive. Luajta në bateri, bëra ushtrime fizike, dhe mësova të kërcej tango.

Aktori i famshëm foli dhe për fotot e shpërndara në social media disa ditë më parë në lidhje me flokët e tij.  Ai u shpreh që ky veprim i paparacëve ishte komplet qesharak dhe ata nuk duhet të merren me pamjen e tij të jashtme.

Lidhur me thashethemet për Demet Özdemir ai u shpreh që aktorja është thjeshtë një shoqe shumë e dashur për të dhe që ai e ka shumë përzemër. Ne nuk kemi asnjë zënkë apo qejf mbetje me njëri-tjetrin.  Sipas Mediave Turke dy aktorët nisën një lidhje dashurore menjëhërë pas serialit “Një puthje në errësirë” i transmetuar ekskluzivisht në Tring.