Çfarë ndodhi? Noizy habit me veprimin e tij në Instagram!

Showbiz

noizyyyyy
Ai është një ndër reperët më të preferuar të publikut shqiptar dhe këtë e tregojnë fare mirë fansat e shumë të që ka. Noizy iu ka dhuruar atyre shumë hite ndër vite dhe jo më kot dëgjohet nga të gjithë. E kemi shumë të vështirë të gjejmë një këngë të Noizyt që nuk është kthyer në hit dhe me siguri Noizy është gati të sjellë një projekt të madh pasi ka vepruar njëlloj siç veprojnë yjet botërorë, duke fshirë të gjithë postimet në rrjetet sociale sepse promovimi do jetë më i goditur.

zinjo

Përveç se i fshiu të gjitha postimet, ai tregoi se është i vërtetë pavarësisht ndjekësve në Instagram. “Nëse unë e mbyll Instagramin, jam ende Noizy me ndjekës të vërtetë. Nëse ti e mbyll Instagramin? Je askush… Kam disa projekte që do dalin tani, këto kohë. Dhe më pas, do ju surprizoj me diçka që më ka ngel peng në zemër. Ju dua të gjithëve,” ka shkruajtur reperi.