Cila është partnerja e Engin Akyürek?

Showbiz

Partnerja e aktorit të mirënjohur turk Engin Akyürek në serialin më të ri televiziv “Kaçış” I cili do të xhirohet në Turqinë juglindore është bërë e ditur për mediat ditët e fundit.

Engin, protagonist në serialin “Fatmagyl” të cilin e ndiqni përmes platformës Tring nga e hëna në të premte ora 19:30 në Kanal D Drama, do të performojë në krah të aktores bukuroshe me origjinë shqiptare, İrem Helvacıoğlu.

Pritet që për serialin e fundit, aktorja İrem Helvacıoğlu, të cilën e keni ndjekur në serialet “Lot në Detin e Zi”, “Dhoma 309” dhe “Vajzat e diellit” të transmetuara nga Tring, do të bëjë një ndryshim të madh në look!