Çiljeta dhe Albani dalin më në fund publikisht me një status të ri!

Showbiz

ciljeta

Pak orë më parë këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka publikuar një foto që ka ngritur dyshim për zyrtarizimin e lidhjes me portierin e ‘Partizanit’, Alban Hoxha. Në foto ata shfaqen me gishta të kryqëzuara, ndërsa këngëtarja mban në gisht një unazë me gur të çmuar. Me sa duket dyshja ka vendosur që historinë e tyre të dashurisë ta çojnë në një hap tjetër, pas 3 vitesh të mbushura me polemika të shumta.

Screenshot 37 1

Në fillim ata e mbajtën lidhjen hermetike duke mos u shfaqur asnjëherë së bashku në publik dhe fotot e vetme që qarkullonin ishin ato të paparacëve. Madje në rrjetet e tyre sociale ata nuk kanë asnjë foto së bashku duke zgjedhur që të shijojnë dashurinë e tyre larg syrit të mediave. Kujtojmë se vetëm para disa muajsh Albani u përfol për një tradhti me një kamariere, por të dy bashkë dolën në një video dhe mohuan të gjithë zërat.