Fansat e Mozzik mbushin me dhurata vajzën e tij…

Showbiz

mozz bashk

Pak ditë kanë kaluar që nga ardhja në jetë e Hanës, vajzës së Mozzik dhe Loredanës. Që para se të lindte çifti i kishte bërë blerjet për të, madje në rrjete sociale treguan xhupin Gucci. Dhuratat për Hanën e vogël nuk mbaruan këtu, pasi ajo gjithashtu mori një Instagram me 11k followers vetëm 2 ditë pasi kishte lindur. Duke u bërë kaq virale, fansat e admiruesit e Mozzik dhe Loredanës kanë vendosur të bëjnë dhurata për të voglën e tyre.

mozzik 1

Së fundmi, reperi ka bërë të ditur se ka pranuar një dhuratë shumë të veçantë nga një prej fansave të tij. Bëhet fjalë për një portret të vizatuar të vajzës së tij një-javëshe. I mrekulluar nga kjo dhuratë, ai vendosi që portretin në fjalë ta ndajë me ndjekësit e tij të shumtë në InstaStory. Ndërkohë, dyshja po ashtu kanë bërë të ditur se janë rikthyer në Kosovë, dhe se së shpejti do të mbajnë një koncert për fansat e tyre të shumtë.