Del video, Alban Hoxha tradhëton Çiljetën?

Showbiz

alban cilj
Dy javë më parë u duk se Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha morën hapin e rëndësishëm të lidhjes së tyre duke shpallur fejesën. Kjo sepse në instagramin e saj këngëtarja bukuroshe postoi një foto me dorën e saj e të Albanit, ku në gishtin e unazës, shkëlqente unaza me gurë të çmuar.Por si rrufe në qiell të hapur, duket se lidhja e tyre ka pësuar një krizë, pasi në redaksintë e shumë portaleve ka ardhur një video në të cilën shihet portieri i Partizanit teksa ndodhet në një prej clubeve të Tiranës, që përkëdhelet me një vajzë të panjohur.

2 4

Nuk dihet se çfarë raporti ka Hoxha me vajzën misterioze por nga video kuptohet se afrimiteti i tyre tejkalon mundësinë e të qenit thjesht miq.Alban Hoxha dhe Çiljeta Xhilaga mendohet të kenë një lidhje prej më shumë se dy vite e gjysmë dhe pavarësisht se ata nuk folën asnjëherë publikisht shpesh çifti ka postuar foto sëbashku, duke legjitimuar faktin se janë bashkë.

1 1