Modelja e njohur zbulon se rrezikoi karrierën tek Victoria’s Secret për shkak të…

Showbiz

tyra vs
Tyra Banks është modelja e parë afrikano-amerikane e cila ka nënshkruar një kontratë me Victoria’s Secret. Pas një karriere të shkëlqyer në modeling, Tyra ka zbuluar një detaj nga fillimet e saj si modele. Supermodelja ka treguar se pasi fitoi audicionin e parë për Victoria’s Secret, pjesmarrja e saj në sfilatën më të madhe të rrobave intimo, u anullua pasi parukieri nuk dinte se çfarë të bënte me flokët e saj.

tyra vs2

“Pothuajse e humba mundësinë time. Më dërguan në shtëpi që ditën e parë të provave sepse parukierja nuk dinte çfarë të bënte me flokët e mi afrikano-amerikanë. Një vit më vonë, më në fund i kërkova agjentin tim që të kontaktonte stafin e VS dhe të kërkonte një shans tjetër për mua. Mora parukieren time në shtëpi për të më larë dhe stiluar flokët. Gjatë rrugës për në audicion, nuk lejoja askënd të më prekte flokët. Arrita aty me flokët më të drejta se kurrë më parë, pashë veten në pasqyrë dhe dola prej audicionit me një kontratë 10 vjeçare,” ka thënë modelja. Gjithashtu ajo ka zbuluar se më pas, stafi i VS ka punësuar një stilist personal për të, pra për 10 vite kontratë Tyra kishte parukieren e saj personale për çdo punë që kryente për Victoria’s Secret.