Nuk e pranojnë publikisht lidhjen, Majk kapet mat me modelen e njohur…

Showbiz

majk melita
Për jetën private të këngëtarit është folur shumë në media, por ai nuk preferon të flasë publikisht për këtë gjë. Megjithatë mediat kanë arritur të zbulojnë që ai është në një marrëdhënie me modelen e njohur Melita Nushi, por ata nuk e kanë pranuar këtë gjë. Në një event mode të organizuar pak ditë më parë në Prishtinë, çifti i ri nuk mundi t`i shpëtonte vëmendjes së mediave, teksa kanë shkëmbyer puthje në buzë. Në videon duket qartë teksa Majk mbërrin dhe takohet me Melitën, të cilës i jep një përqafim dhe një puthje në buzë. Pas përfundimit të mbrëmjës ata janë larguar së bashku.