Mario Dedivanoviç habit të gjithë me trajnimin e ri që ka nisur…

Showbiz

mario ded
Sapo themi grimier i njohur shqiptar ndërmend na vjen Mario Dedivanoviç, i cili është edhe miku i ngushtë i Kim Kardashian. Në puntatën e fundit të “Keeping up with the Kardashians” Kim dhe Mario kanë habitur të gjithë ndjekësit. Ata kanë marrë pjesë në një trajnim për të grimuar njerëz të cilët janë ndarë nga jeta.

mario kim

Pavarësisht kësaj ideje, vizita në morg ka qenë shumë tronditëse për ta, teksa kanë parë një grua të vdekur të cilën duhet ta grimonin. Gjithësesi janë lehtësuar disi kur kanë kuptuar se ka qenë thjesht një provë, pasi gruaja ka qenë e gjallë. Mario është shprehur se i ka pëlqyer ideja e këtij trajnimi për të vetmin fakt që njerëzit të mbahen mend të bukur në momentet e fundit, edhe pse ai ka premtuar se nuk do të mund të postojë asnjë foto në rrjetet sociale.