Detaje nga ceremonia e martesës së Burak Özçivit dhe Fahriye Evcen.

Showbiz

burir

Ceremonia martesore e çiftit u mbajt më 29 qershor në vilën Sait Halim Pasha, me pamje nga deti. Kryebashkiaku i Besiktashit celebroi Burakun dhe Fahriyen në martesë, në prezencën e shumë të afërmve dhe të ftuarve. Ndër personazhet e njohur që ishin të pranishëm në dasmën e aktorëve përmendim: Sinem Kobal dhe Kenan Imirzalioglu, Sereney Sarikara dhe Kerem Bursin, Hatice Sendil, Murat Boz dhe Asli Enver. Të njohur në serialin Calikusu, pas një lidhjeje 3-4 vjeçare Burak dhe Fahriye e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë dhe në këtë ditë speciale, dukeshin më bukur se kurrë. Fustani I Fahriyes vinte nga Franca enkas për aktoren. Fahriye ka ndërruar 3 fustane, ku në dy prej tyre kishte detaje interesante të shndritshëm ndërsa njëri ishte më i thjeshtë, të cilin e veshi në kërcimin me bashkëshortin e saj Burak, yllin e serialit “Dashuri e pafund”.
Kolegët e tyre të cilët janë miq shumë të mirë u kanë uruar të sapomartuarve jetë të lumtur së bashku. Murat Boz, i dashuri i Asli Enver, I cili ka interpretuar krah Burak në filmin “Vëllai im”, e ka përshëndetur çiftin me një këngë. Të gjithë kanë kërcyer dhe duket se ka qënë një festë e madhe dasma e Burak dhe Fahriyes.