Cristiano Ronaldo bëhet baba për herë të dytë, njihuni me mrekullitë e tij

Sport

kristiano

Ai është një ndër lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, me një karrierë të shkëlqyer mbi supe. Ka fituar pothuajse gjithçka: kupën e Mbretit në Spanjë, Champions League, Topin dhe Këpucën e Artë, sakaq listës së gjatë të trofeve i shtohet dhe ai i Kampionatit Evropian të vitit të shkuar ku skuadra e tij kombëtare, Portugalia u shpall mbretëresha e Evropës. Por, për yllin e Real Madrid suksesi më i madh janë fëmijët e tij. Ronaldo, tashmë baba i një djali 7 vjeçar të quajtur Cristiano Ronaldo Junior, ka provuar ndjesinë e prindërimit për herë të dytë dhe këtë e ka treguar vetë nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Instagram.“Jam i lumtur që po mbajë dashuritë më të reja të jetës time në duar,” – shkruan 33-vjecari. Në fotografi duket se familjes së tij i është bashkuar një djalë dhe një vajzë, ndërsa nëna e fëmijëve që përflitet se është surrogato nuk njihet. Në një prononcim të mëparshëm për mediat, Ronaldo sqaron se arsyeja përse zgjodhi të bëhej sërish baba ishte që t’i djali i tij 7-vjeçar të kishte motra e vëllezër.