Dikur kolegë, tani Burak injoron publikisht Engin Altan Duzyatan?

Showbiz

burak engin
Dy aktorët e njohur dikur kanë luajtur bashkë në një serial. Pas tij, u duk se mes tyre kishte lindur një miqësi dhe herë pas here kanë folur me konsideratë të lartë për njëri-tjetrin. Megjithatë, fotoja e fundit e kapur nga paparacët, është interpretuar si një injorim i hapur nga ana e Burak kundrejt Engin. Ata janë fotografuar teksa ndodheshin në të njejtën godinë, për të votuar.

resim 103319DE

Edhe pse në foto duket se e kanë parë njëri-tjetrin, dy aktorët as nuk janë përshëndetur e as nuk janë takuar. Burak, është munduar të sqarojë situatën, duke thënë: “Engin është shumë i sjellshëm dhe shumë i suksesshëm në punën e tij. Sigurisht e përshëndes sa herë e shikoj, nuk ka asnjë konflikt midis nesh. Kjo ka qenë thjesht një situatë që është interpretuar gabim.”