Ditë të trazuara për Kubilay Aka / Aktorin e ndjek një ngjarje e së shkuarës

Showbiz

Ditë të trazuara për aktorin Kubilay Aka. Një ngjarje e së shkuarës e ka përndjekur aktorin dhe së fundmi ka marrë përmasa serioze duke arritur në dyert e gjykatës. Aktori ka bërë një kallëzim penal kundër ish-të dashurës, Beyza Gynesh, me arsyetimin se ajo zbuloi fotografitë dhe mesazhet e tij private. Gjithçka ka ndodhur kur mes tij dhe aktores Miraj Daner me të cilën ndau sheshxhirimin për serialin “Dashuri e Plagosur”, lindi një romancë e cila shumë shpejt hasi në mosmarrveshjet e para.

Gjatë kësaj periudhe jo të favorshme për ta, Aka filloi të shkëmbente mesazhe me studenten Beyza Gynesh. U duk qartë se mes të dyve filloi të krijohej një raport, i cili për aktorin nuk pati një rëndësi emocionale. Në pak kohë mes tij dhe Daner u rikthye normaliteti por ishte Gynesh, studentja e afeksionuar me aktorinm, e indinjuar nga situate, e kishte kërcënuar atë se do të bënte publike bisedat dhe fotografitë intime të shkëmbyera mes tyre. Aktori i famshëm i zemëruar ka reaguar duke e fyer dhe ofenduar të renë. E ndërsa situata ka agravuar e të dy janë ankuar për njëri-tjetrin, kundër tyre u ngrit një aktakuzë. Ndërsa Prokuroria kërkoi 8 vjet heqje lirie për Bejza Gynesh mbi të cilën rënduan akuzat për kërcënime dhe cënim të privatësisë,  mbi aktorin u kërkua masa ndëshkuese me 4 vjet heqje lirie.