Belçim Bilgin gati për martesë?

Showbiz

Aktorja Belçim Bilgin, e cila u bë e njohur me interpretimin e saj në serialin “Ambicie në udhëkryq” ku ndau sheshxhirimin me aktorin Ibrahim Çelikoll, është parë së fundmi me të dashurin e saj producent Alfredo Di Blasio dhe të dy dukeshin në harmoni të plotë krah njëri-tjetrit.  Aktorja, nënë e një djali të quajtur Rodin, u divorcua nga bashkëshorti i saj Yılmaz Erdoan prej 12 vitesh, në vitin 2018 dhe një vit më vonë  u njoh me Alfredo Di Blasio,  i cili jeton midis Kanadasë dhe Londrës. Në atë kohë filloi edhe dashuria e tyre.

Çifti ka vizituar dyqanet për një kohë të shkurtër dhe më pas Bilgin dhe i dashuri i saj kanë shijuar kohën e tyre me një shëtitje. Aktorja nuk ka arritur ti shpëtojë syrit të gazetarëve dhe pyetjes që ka ngjallur shumë kuriozitet, nëse dyshja ka vendosur të hedhë një hap drejt martesës, ajo ka refuzuar ti përgjigjet duke dhuruar vetëm një buzëqeshje dhe duke lënë hapësira për dyshime!