Divorci mes George dhe Amal Clooney; Çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo

Showbiz

Zërat për ndarjen e George dhe Amal Clooney janë shtuar gjithnjë e më shumë së fundi. Sipas disa thashethemeve, çifti ka pasur shumë debate kohët e fundit, veçanërisht për kohën e shkurtër që kalojnë me njëri-tjetrin. Dhe ajo që i ka hedhur benzinë zjarrit është mosmarrëveshja mes tyre nëse do të kenë apo jo fëmijë të tjerë. Tabloidet e përshkruajnë çiftin si dy anije që ecin në drejtime të kundërta. Disa thonë madje se George dhe Amal nuk shihen me njëri-tjetrin prej 120 ditësh.

Por çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo?

Gjërat mes George dhe Amal nuk po shkojnë mirë

“Mund të thuhet se gjërat mes tyre janë të tensionuara. Amal është shumë e përqendruar në punën e saj si një pedagoge në Columbia University, ndërsa George vazhdon rrugën e tij, kalon shumë kohë me miqtë dhe i lë fëmijët me dadon kur nëna e tyre është në punë. Asnjëri nga të dy nuk duket se është i kënaqur nga tjetri”, është shprehur një burim për revistën Woman’s Day.

Madje është thënë se ata i jetojnë të ndara jetët e tyre në vende të ndryshmeL George i pëlqen të kalojë kohë në shtëpinë e tij në liqenin e Como, ndërsa Amal preferon t’i kalojë ditët në shtëpinë e tyre në Britaninë e Madhe.

Asnjë prej të dyve nuk dëshiron divorcin

Disa burime janë shprehur më parë për revistën New Idea Magazine se George dhe Amal nuk po e mendonin aspak divorcin.

Edhe pse ata me sa duket janë përballur me sfida të shumta në martesën e tyre, thuhet se çifti po funksionon mirë, falë disa rregullave që synojnë t’i bëjnë George dhe Amal të ndihen më të qetë dhe më pak të prirur për të jetuar jetët e tyre frenetike dhe kaotike pa tjetrin.

‘Divorci nuk është një opsion për asnjërin nga të dy, kështu që ata kanë dashur një mënyrë për ta bërë martesën e tyre të funksionojë-tha një burim-Ata kanë mësuar të vlerësojnë faktin që janë dy njerëz të ndryshëm, por në vend që të luftojnë apo të provojnë të imponojnë dëshirat e tyre reciproke, kanë gjetur mënyrën për të bërë kompromise, siç ndodh normalisht në të gjitha martesat”.

Por momentin, midis zërave pa fund për divorc, thuhet që Xhorxh dhe Amal ‘janë në paqe’ me njëri-tjetrin.