Djali i Adelina Tahirit merr dhuratën e parë…sigurisht diçka luksoze!

Showbiz

adelinabarr
Katër ditë më parë këngëtarja Adelina Tahiri është bërë nënë për herë të parë, pasi solli në jetë djalin e saj të cilin e pagëzuan me emrin, Jon. Lajmin e gëzuar e ka ndarë vetë Adelina në rrjetet sociale nëpërmjet një fotoje ku shihej dora e vogëlushit. Sot, Joni i vogël ka marrë edhe dhuratën e parë, të paktën atë që mami Adelina ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

djali dhurate

Ai që e ka llastuar vogëlushin ka qenë daja i tij Edmondi, i cili i ka dhuruar vogëlushit një mbajtëse për beba dhe një komplet veshjesh të markës ‘Gucci’. Ka qenë pikërisht Adelina e cila ka postuar në ‘story’ foto të dhuratës së parë që i vëllai i ka bërë djalit të saj. Vogëlushi erdhi në jetë pas martesës së këngëtares me avokatin maqedonas, Serjoza Markov.