Djali i Inva Mulës dhe Pirro Çakos ka gati këngën e re: Historia që fshihet pas saj!

Showbiz

cako
Djali i Inva Mulës dhe Pirro Çakos ka trashëguar nga prindërit pasionin e madh për muzikën dhe po bën përpjekjet e tij për ta kthyer në profesion.Puna ka nisur dhe kënga e parë e tij do publikohet këtë të premte. Lajmin e ka dhënë vetë Anthony dhe nëna e tij, e cila e ka mbështetur me disa postime në ‘Instagram’.Pas lançimit të datës zyrtare, këngëtari ka zbuluar për ndjekësit me anë të pyetjeve që kanë drejtuar vetë ata, disa detaje rreth këngës.

56218184 2039316286366181 1202846921715089408 n

Një prej tyre e pyet për titullin që ka ky krijim muzikor dhe Çako ka përfituar nga rasti për të treguar një histori qesharake që lidhet me vendosjen e tij.“Kënga titullohet ‘Alive’ (gjallë) dhe ka një histori për të qeshur rreth këtij emri. Nuk kisha asnjë titull për këngën dhe unë me përfaqësuesit e kompanisë së regjistrimit udhëtuam jashtë Parisit për të regjistruar videon. Kur u kthyem nga udhëtmi, avioni për pak u përplas kështu që vendosëm ta quanim këngën ‘gjallë”,-ka shkruar Anthony. Më tej ai ka zbuluar se ky projekt i përket rrymës muzikore elektronike.