Do të festonte ditëlindjen e 24-të, e motra Barbana rrëqeth me dedikimin për Ergin

Showbiz

barbanadini

Ergi Dini, talenti i muzikës shqiptare që humbi jetën përpara dy viteve në një aksident tragjik, sot do të kishte festuar ditëlindjen e 24-të. Mes dhimbjes së madhe për mungesën e të vëllait, këngëtarja Barbana Dini ka postuar në rrjetin e saj social këtë status me fjalë zemre, që me siguri do t’ju përlotin të gjithëve.
POSTIMI I BARBANA DINIT, MOTRA E ERGIT
‘Cdo vit mezi prisja oren 00.00 te kesaj nate per te uruar ditelindjen!Sot eshte ditelindja jote e 24!Po behen 2 vite qe pres te “zgjohem”nga ky makth i tmerrshem.Ishe gjeja me e bukur qe me ndodhi ne kete jete por edhe dhimbja me e madhe…nuk u ngopem me ty!Ke qene je dhe do te mbetesh dashuria ime me e madhe,pika ime e dobet! Nuk do mundem kurre ta pranoj humbjen tende Ergi…’
Aksidenti ndodhi më 21 nëntor të vitit 2016. Këngëtari Ergi Dini dhe shoku i tij Kejdi Halili, të dy 21 vjeçarë tek udhëtonin me një motor pranë urës së “Bllokut” në Bulevardin “Bajram Curri”, humbën kontrollin e mjetit duke humbur jetën ne vend.