Don Phenom dhe Ronela habisin të gjithë me lajmin e ri!

Showbiz

Prej disa kohësh Don Phenom dhe Ronela Hajati kishin lajmëruar për një bashkëpunim, të cilin ndjekësit mezi e kishin pritur! Por ata na bënë një surprizë duke publikuar ditën e djeshme jo një por dy bashkëpunime.Bëhet fjalë pikërisht për këngët “Çohu” dhe “Dilema”.

“Çohu” kënga e Ronelës në bashkëpunim me Don Phenom është një këngë ritmike, e cila me siguri do na shoqërojë në clubet e verës. Këtë gjë mund ta themi edhe për “Dilema” e Don Phenom, e cila duket sikur sapo fillon të thotë: “Çohu kërce”.Klipet janë të ndryshëm nga njëri tjetri, dhe transmetojnë qartësisht mesazhin e këngëve të tyre. Madje Don Phenom dhe Ronela na kanë futur në një dilemë të madhe: “Cilën të dëgjojmë më parë?”2 bashkëpunime të suksesshme brenda ditës nga të njëjtët këngëtarë, kjo po që është arritje!