Doni të jetoni në një lagje me Meghan dhe Harry? Tashmë është e mundur!

Showbiz

Meghan Markle dhe Princ Harry janë një nga çiftet më të pëlqyer dhe të komentuar në mbarë botën. Disa javë më parë ata u bënë prindër për herë të parë me një djalë të quajtur Archie. Që prej momentit kur dukesha ishte në pritje të ëmbël, dyshja u zhvendos në shtëpinë e tyre në Windsor, pasi ajo dëshironte një shtatzëni sa më private.Megjithatë së fundmi është bërë e ditur se një pronë në po të njëjtën lagje me Meghan dhe Harry është në shitje. Kjo shtëpi ndodhet në rrugën King në Windsor dhe është vetëm 5 minuta me makinë, larg shtëpisë së dyshes.

‘HarpersBaazar’ ka zbuluar se ambienti i cili është vënë në shitje kushton 1.4 milionë dollarë. Le të mos harrojmë se shtëpia e çiftit mbretëror është ndërtuar në vitet 1680, por me anë të një rinovimi të shtrenjtë, ata arritën të zhvendoseshin në Windsor muajin e kaluar.Nuk dihet se kush do të vendosë ta blejë këtë hapësirë, megjithatë është e sigurt se do të jenë në një lagje me princin dhe partneren e tij.