Dua Lipa feston ditëlindjen me shampanjë! E dini sa vjeç mbush?

Showbiz

dua lipa

Këngëtarja shqiptare me origjinë nga Kosova, Dua Lipa feston sot ditëlindjen e saj. Ajo mbush plot 21 vjet por arritjet e saj brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, janë më të mëdha.

Bukuroshja ka postuar disa video në profilin e saj, njërën kur ka qenë e vogël dhe tjetrën nga surpriza që i është bërë për ditën e lindjes, me tortë, qirinj dhe një gota shampanjë.

Dua është njëra ndër këngëtaret më të njohura të momentit. Ajo filloi karrierën e saj në moshën 14-vjeçare, me cover-at e këngëve të saj të preferuara nga artistë si Christina Aguilera dhe Nelly Furtado. Ndërsa në vitin 2015, Dua filloi të punojë në albumin e saj debutues për “Warner Bros Records”, duke përdorur të njëjtin ekip të menaxhimit si Lana Del Rey.

Gjatë këtij viti ajo publikoi dy këngë të reja, shumë të suksesshme “Last Dance” dhe “Hotter than Hell”, gjithashtu mbajti dy koncerte gjigante në Prishtinë dhe Tiranë.

fbggbbgfgbf