Tashmë është zyrtare, Bebe Rexha në Tiranë

Showbiz

 

bebe34

Bebe Rexha bën realitet ëndrrën e fansave në Shqipëri duke bërë zyrtare datën në të cilën do të zhvillojë koncertin në Tiranë.
Më 9 shtator në sheshin Nën Tereza kemi mundësinë të ndjekim performacën e saj para publikut shqipëtar.

Kantautorja shqiptare me famë botërore në koncertin e saj do të ketë të ftuar edhe Fatboy Slim dhe HONNE, si përkrahës të koncertit.

Ky është koncerti i parë i Bebe Rexha në trevat shqiptare dhe do jetë i hapur për çdo pjesëmarrës pasi hyrja do të jetë falas.