Pas deklaratave të Eliza Dushkut reagon i irrituar Arnold Schwarzenegger!

Showbiz

armosnfio

Deklarata e fundit e aktores me origjinë shqiptare Eliza Dushku, se ka qenë e ngacmuar seksualisht në moshën 12-vjeçare në setin e xhirimit, ka shkaktuar mjaft reagime në Hollywood.
Një prej tyre ka qenë edhe aktori i njohur Arnold Schwarzenegger, i cili asokohe ka qenë pjesë e kastit të filmit “True Lies”.

“E sigurt që diçka do të bënim (po ta dinim). Jam i shokuar dhe i trishtuar për Elizën, por edhe krenar. Përveçse është një grua e talentuar, e mrekullueshme, është kaq kurajoze”,-ka shkruar aktori i njohur në Twitter.

Në vitin 1994 Dushku është abuzuar seksualisht nga ish-koordinatori i dublantëve, Joel Kramer, por këtë ngjarje e rrëfue vetëm pak ditë më parë.