Dua Lipa ndërpret papritur koncertet e planifikuara!

Showbiz

dua10
Këngëtarja njoftoi para pak kohësh se do të ishte pjesë e turit të Bruno Mars, si e ftuara e tij që do të shfaqet herë pas here në koncerte të ndryshme. Pasi zhvilloi disa koncerte, Dua ka lajmëruar fansat se shfaqjet do të ndalen, pasi këngëtarja nuk është mirë nga ana shëndetësore.

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on Mar 12, 2018 at 10:44pm PDT

“Më vjen shumë keq që më duhet të anuloj disa nga shfaqjet e mia ndihmëse me Bruno Mars. Kam performuar me një dhimbje të tmerrshme për shkak të dhëmballës së pjekurisë dhe u këshillova nga dentisti im dhe kirurgu oral se duhej ta hiqja menjëherë. E kam shijuar këtë turne shumë dhe jam e mërzitur që duhej të bëja këtë zgjedhje. Shpresoj të shërohem shpejt dhe të kthehem sa më shpejt,” ka shkruar Dua.

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on Mar 13, 2018 at 9:24pm PDT