Dua Lipa, tashmë pjesë e filmit të njohur…

Showbiz

dua cmimi
Dua Lipa është kthyer në një nga artistet më në zë të momentit. Këngëtarja nuk ndalet së korruri suksese dhe i radhës është ai që ka pritur prej kohësh. Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ këngëtarja me origjinë shqiptare ka zbuluar se është bërë pjesë e filmit të njohur “Alita: Battle Angel”, që do të dalë në kinema në vitin 2019.

Screenshot 13 4 300x191

Kënga e saj, e cila nuk është zbuluar ende, do të jetë kolona zanore e filmit dhe ne tani kemi një arsye më shumë për ta parë.
Kujtojmë se më herët edhe Rita Ora është bërë pjesë e filmave të famshëm. Ajo në bashkëpunim me Liam Payne ishin në kolonën zanore të “Fifty Shades Freed”.