“Rejan”, seriali i cili theu rekorde shikueshmërie është vlerësuar me këto cmime të shumtë

Showbiz

“Rejan” është seriali i cili ka rrëmbyer vemëndjen e shikuesëve të shumtë, gjithashtu edhe në Shqipëri. Një histori e një përralle dashurie që nisi nga urretja. Mirani, sipërmarrësi i njohur nga Stambolli, rikthehet në vendlindje për të mbyllur një hakmarrje 27-vjeçare. Por mendja e djaloshit do të turbullohet nga bukuria e Rejan dhe ngjyrat e orientit. Nën doket dhe rregullat e një shoqërie që nuk po del dot nga errësira e ligjeve të gjakmarrjes, dy familje do të përballen egërsisht dhe një dashuri me shikim të parë do të tronditet dhe do të vihet në provë.

Ky serial ka marrë shumë cmime të ndryshme dhe vlerësime të shumta, ndër të cilat mund të përmendim:

1- Ebru Sahin u nominua për “Best TV Series Actress” në Golden Palm Awards 2020.
2- Fitoi cmimin “Best TV Series” në International Izmir Film Festival në vitin 2020.
3- Nominime të shumta në Pantene Golden Butterfly Awards 2019 për cmimet “Best Director”, “Best Screenplay” dhe “Best Music for TV Series”. Gjithashtu edhe fitues i cmimeve për Ebru Sahin “Best Actress”, Ebrar Alya Demirbilek për “Best Child Actor/Actress”, “Best TV Series”, Akin AKinozu me “Best Actor”, “Best TV Couple” për ciftin e shumë pëlqyer nga publiku, Ebru dhe Akin.
4- Ebru Sahin fiton cmimin “Best Actress of the Year” në Turkey Brand Awards 2019.
5- Fitues i “Best TV Series”, “Best TV Actress” për Ebru Sahin dhe “Best TV Actor” për Akin AKinozu.

“Rejan” është vlerësuar gjithashtu edhe si “Seriali i vitit” nga Association of Radio and Television Journalist, një cmim i cili u dha nga vetë presidenti Recep Tayyip Erdoğan.

View this post on Instagram

A post shared by Banu Akdeniz (@banumiafilm)

Ne Izrael fitoi 4 cmime në kategoritë “Best TV Series”, “Best Couple”, “Best Actress” dhe “Best Young Actress” në konkursin e organizuar nga Turkish Drama Channels.

View this post on Instagram

A post shared by Banu Akdeniz (@banumiafilm)

Gjithashtu “Rejan” ka marrë edhe një cmim nga Youtube, pasi ka kaluar 1 milion
subscribers.

View this post on Instagram

A post shared by Banu Akdeniz (@banumiafilm)

“Rejan” e ndiqni cdo të dielë ora 20:00 në 3Plus me 3 episode premiere!