Dua Lipa zbulon krejt rastësisht surprizën e shumëpritur!

Showbiz

dua vogue
Dua Lipa është një nga këngëtaret më të suksesshme me famë ndërkombëtare. Ajo ka rrëmbyer disa trofe të rëndësishëm në ‘Brits Award’ dhe ‘Grammy Awards’, duke u kthyer në një nga emrat kryesorë të muzikës pop në gjithë botën.Siç duket këngëtarja nuk ka ndërmend të ndalet, pasi ka lajmëruar pak minuta më parë në ‘Instagram’, se është duke përgatitur disa projekte të reja muzikore.

53300102 334660997160354 3520690640784457728 n 1

“Do shkruaj më shumë këngë, gjysmë përgjumësh, por më duhet të vazhdoj”, ka shkruar Lipa në foton e publikuar pak më parë.Një fans e ka pyetur Dua-n nëse është duke përgatitur një album të ri dhe këngëtarja nuk ka hezituar t’i kthejë përgjigje, duke i thënë: “Sigurisht”.Siç duket pas sukseseve të njëpasnjëshme, Dua po përgatitet për të tjera momente të rëndësishme në karrierën e saj, duke thyer çdo rekord shikueshmërie me projektet muzikore që ajo pritet të sjellë.