Një konteshë franceze hoqi dorë nga titulli për t’u martuar me Gent Kamen, kjo është historia e pabesueshme e aktorit e regjisorit shqiptar

Showbiz

kontesragheti.jpg

Me Genti Kamen, aktorin dhe regjisorin e talentuar jemi familjarizuar edhe më shumë pas serialit komedi Familja Kuqézi! Me vajzën e vogël Ana gjithashtu, pasi çdo të dielë deri më tani e kemi parë tek gatuan me teta Edin recetat e shijshme të Mashës dhe Ariut. Por e dinit se familja e Kames është gjysmë shqiptare e gjysmë franceze, kjo pasi bashkëshortja e tij është një konteshë.

-640-0-5c7902c60dd32.jpg

Historia e dashurisë së çiftit është nga ato që nuk e hasim shpesh në përditshmërinë tone dhe i ftuar në emisionin “My Living” në Living HD në platformën Tring, Genti ka treguar për jetën e tij, stilin dhe filmat, por veçanërisht për martesën me ish-konteshën franceze. Genti ka jetuar për 5 vite në Itali dhe më pas ka ndjekur studimet për artin dramatik në Paris dhe u bë pjesë e disa roleve në Francë.

-640-0-5c7902c8cee76.jpg

I martuar me një konteshë franceze, të cilën e njohu në Paris, prej disa vitesh ai është vendosur në fshatin Ibë në një shtëpi buze lumit të Erzenit së bashku me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij. Gruaja Yolaine d’ Aboville Kame është një konteshë franceze nga familja e mbretit Luigji i VI, e cila në shkëmbim të celebrimit me një djalë me gjak jo mbretëror është detyruar të lërë titullin e familjes për martesën e saj shqiptare. Brunilda Lahe, ka shkuar në shtëpinë e aktorit edhe ka takuar dhe ish-konteshën e cila fliste shumë mirë dhe gjuhën shqipe.