E dini si dukej Julian Deda 20 vite më parë?

Showbiz

jj deda
Që në fillimet e tij, Julian Deda, ka spikatur me rolet dhe batutat e veçanta. Por duket se përveç aktrimit, Juliani ka dhe një pasion shumë të madh për futbollin. Në rrjete sociale ai nuk ngurron të shfaqë hapur mbështetjen e zjarrtë për skuadrën e tij të zemrës, “Vllaznia”. Shumë vite më parë, Juli ka qenë futbollist i kësaj skuadre.

jul futboll

Ai ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi të 20 viteve më parë, në të cilën shihet veshur me fanellën e “Vllaznisë” përkrah shumë futbollistëve të tjerë. Përveç kësaj, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen të gjithë janë flokët e tij të gjatë. Megjithatë duhet thënë se përveç flokëve, në pamjen e Julianit nuk ka ndryshuar asgjë tjetër.