Nuk i shpëtoi dot akuzave për ngacmim seksual, dorëzohet në polici Harvey Weinstein!

Showbiz

harvey
Harvey Weinstein,producenti i famshëm i filmave, pritet të dorëzohet në polici në Manhatan ditën e sotme. Ai ndiqet nga akuza të shumta, përfshirë përdhunimin dhe sulmet seksuale, por gjithmonë ka mohuar seksin pa konsensus.

harvey2
Shumë femra të famshme si aktoret Kate Beckinsale, Lysette Anthony, Angelina Jolie, Cara Delevingne and Gwyneth Paltrow janë bashkuar në akuzat kundër tij dhe meshkujve të tjerë të cilët kanë abuzuar seksualisht me femrat duke formuar lëvizjen #MeToo dhe që atëherë gjithçka ndryshoi për këta meshkuj abuzues për vite me radhë.