E dinit që këto vajza të famshme, kanë partnerë më të shkurtër se vetja?

Showbiz

vipatat
Dashuria nuk njeh moshë, ashtu siç nuk njeh dhe numra. Pesha, gjatësia, vitet janë thjesht shifra që nuk përcaktojnë ndjenjat ! Të mendosh që këto të fundit përbëjnë pengesë për një çift është mendjengushtësi, por standardet e bukurisë dhe kornizat e shoqërisë nuk janë të lehtë për t’u kapërcyer! Disa centimetra më pak, disa kilogramë më shumë, këto të fundit nuk janë problem për shumë çifte (qofshin këta të njohur apo jo).

amia
Ermal Mamaqi- Amarda Toska
Çifti shumë i dashur për publikun shqiptar lidhi kurorë në shtator të vitit 2010 ! Në atë kohë Ami dhe Ermali u njohën në ambientin e punës dhe më shumë sesa pamja, themi që ky i fundit e bëri për vete Amin me humorin dhe karizmën e tij. Ndonëse diferenca në gjatësi nuk është shumë e madhe, kur Ami vesh taka, mund të themi që Ermali ngre kokën për ta parë në sy!

bukurorina
Turjan Hyska-Orinda Huta

Të lidhur prej 10 vitesh vendosën të celebronin dashurinë e tyre në korrik të vitit 2017 ! Çifti simpatik shfaqet jo rrallë herë në krahë të njëri-tjetrit dhe kur Orinda vesh taka është dukshëm më e gjatë. 

0019 sonila meco bypanoramaplus 500 avip

Sonila Meço – Drini
Gazetarja Sonila Meço ka ushtruar prej vitesh sportin e volejbollit dhe ka qenë një ndër femrat më shtatlartë të televizionit shqiptare. Bashkëshorti i saj është jo pak centimetra më i shkurtër, por jo aq sa Sonila ta ketë problem.

vesaluma
Big Basta- Vesa Luma i thanë “Po-në” e përjetshme njëri tjetrit më 13 shtator në 2015 ! Bukuroshja nga Kosova është thuajse e gjatë sa bashkëshorti i saj, por me taka ajo e kalon “Big-un”!

ChiaraFerragniFedezLosAngelesGlobalPremiereggPVRCy8z2rl
Chiara Ferragni- 1.77 Fedez 1.74
Blogerja italiane me famë ndërkombëtare është e martuar me këngëtarin Fedez e janë prindër të një djali 7 muajsh Shpesh fansat e Chiarës e kanë vënë në lojë bashkëshortin e saj për gjatësinë, por gjithçka është marrë me sportivitet nga të dyja palët.

tevete
Nicole Kidman 1.80- Tom Cruise 1.70 martuar (1990-2001)
Keith Urban 1.78 (nga 2006)
Partnerët e Nicole Kidman kanë qenë historikisht më të shkurtër! Të jetë vallë gjatësia e aktores australiane “disa centimetra” mbi mesataren e gjatësisë së femrave…
Pharrells William Helen Lasichanh
Këngëtari 45-vjeçar Pharrelles Williams prej vitit 2013 ka në krahë partneren e tij Helen e cila duket se “e fut në rrënjë katrore” artistin e famshëm.

tehuaja
Charlize Theron – Sean Penn
Rosie Huntington Whiteley dhe Jason Statham dhe Cameron Diaz nuk e kanë problem gjithashtu gjatësinë e partnerëve të tyre përsa kohë këta i bëjnë të lumtur!