E gjeni dot cila është kjo vogëlushe në foto? Sot, një nga këngëtaret më të suksesshme në Shqipëri

Showbiz

Hapja e arkivave nga ana e të famshmëve dhe jo vetëm, është bërë shpesh së fundmi.
Ata publikojnë fotografi nga fëmijëria për të treguar si dukeshin dhe disa prej tyre për të dëshmuar talentin që atëherë. Të njejtën gjë ka bërë Dhurata Dora së fundmi. Këngëtarja ka postuar fotografi në instastory të vitit 1990 dhe duket shumë e ëmbël.
Sot, Dhurata Dora është njëra ndër artistet më të njohura shqiptare dhe këtë vit ka qenë më e kërkuara në koncerte anë e mbanë ku ka shqiptarë madje edhe më gjerë, pasi solli hitin “Zemër” në duet me algjerianin Soolking.