E pabesueshme! Dëshmimtar për çifti Mesut-Emine, është presidenti Erdogan!

Showbiz

Futbollisti gjerman me origjinë turke i Arsenal, Mesut Ozil, dhe aktorja e njohur e serialeve turke, Emine Gulse, kanë bërë publike datën kur do kurorëzojnë në martesë, historinë e tyre të dashurisë.Çifti i njohur që u fejuan dy vite më parë, do t’i thonë po njëri-tjetrit me datën 7 Qershor të këtij viti në brigjet e ngushticës së famshme të Bosforit.Mediat turke bëjnë me dije se pranishëm si dëshmitar në ceremoninë e martesës do të jetë edhe Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Përzgjedhja e datës 7 qershor, është interpretuar si e qëllimshme nga Ozil në mediat gjermane, në mënyrë që në dasmë të mos jenë prezent ish shokët e tij të Kombëtares, pasi një ditë më pas Gjermania ka ndeshjen me Bjellrusinë.Kujtojmë se Ozil u largua me polemika të mëdha nga Kombëtarja Gjermane, pas sulmeve në media për një takim të tij me Erdogan në Londër para kampionatit Botëror “Rusi 2018”.