Ebru Sahin kapet mat me një aktor të njohur turk

Showbiz

Ebru Sahin është për momentin një prej aktoreve më të pëlqyera turke.
Me rolet e saj ajo arriti të jetë shumë e njohur jo vetëm në publikun turk por edhe në atë të huaj.
Në publikun shqiptar ajo u bë e njohur me rolin e saj të Rejanit në serialin, Rejan, të cilin e ndiqni nga e hëna në të premte në 3Plus në orën 21:00.
Ajo është shumë e përfolur sidomos për jetën e saj private.
Këtë kohë në mediet turke po përflitet një lidhje e saj me aktorin e njohur turk, Tolga Saritas, të cilët mund t’i shihni edhe në foton e mëposhtme.