Eli Fara ka një ‘listë’ me kushte për djalin që do të marrë Marinën!

Showbiz

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eli Fara në një intervistë të fundit ka folur për projektet e reja muzikore, por edhe marrëdhënien me vajzën e saj Marinën. E vënë përballë një pyetje për të zgjedhur disa tipare që ajo do të donte t’i shihte te bashkëshorti i ardhshëm i së bijës, Eli tha se e vetmja gjë që dëshiron më së shumti është lumturia e Marinës.
Këngëtarja tregoi se gjithnjë e ka patur ëndërr që e bija të gjejë një person që ta mbështesë e të krijojnë një familje të lumtur. Megjithatë ajo nuk e mohoi që edhe gjendja financiare e partnerit ka rëndësinë e vet.
“Ai djali që do ketë Marina, duhet ta bëjë super të lumtur dhe nuk ka rëndësi nëse është financiarisht mirë, shumë mirë, edhe pse keq nuk do ta doja në fakt, sepse do ta doja mbështetje për Marinën. Pastaj të tjerat janë pjesë e dashurisë, bie në dashuri vajza dhe s’ke ça bën”, u shpreh Eli lidhur me këtë çështje.