Elita Rudi i tregon të gjitha: Nga shtatzania e papritur e deri tek emri dhe gjinia e fëmijës

Showbiz

elituashaya.jpg

Duke dashur ti përgjigjet të gjithë kuriozëve që me siguri i shkruajnë çdo ditë në InstaDirect, Elita ka vendosur të hapë një “Ask questions” duke iu përgjigjur atyre më kryesoreve që do të shuanin edhe kuriozitetin e një pjese të madhe.
Ajo është pyetur shumë rreth shtatëzanisë së saj dhe përgjigjet kanë qenë shumë të sinqerta, por pak enigmatike. Kur një nga ndjekësit e pyeti për gjininë e fëmijës, ajo i la të kuptonte se këto ditë do ta tregojë këtë gjë për të gjithë ndjekësit. Por, Elita deklaroi edhe diçka që nuk na e kishte marrë mendja, fëmija i saj nuk ishte i planifikuar. Elita tha se në momentin që kuptoi për shtatëzaninë nuk mund ta besonte dhe ka blerë edhe shumë teste të tjerë në farmaci të ndryshme deri sa u bind që ishte e vërtetë.
Gjithashtu si çdo nënë e re e aq më tepër për herë të parë, Elita tregoi se ka shpenzuar shumë dhe i ka përfunduar blerjet për bebin. E vetmja gjë që kishte mbetur ishte karroca dhe për këtë të fundit ajo kërkoi sugjerime nga të gjithë ndjekësit e saj.
Për ta përmbyllur, me humor ajo tha se fëmija do i ngjajë Gjikos pasi është shumë i lëvizshëm.

rudi1

rudi1

rudi1

rudi1

rudi1

rudi1