Elvana Gjata më në fund vendos të flasë: E dërrmuar nga kjo periudhë e vështirë!

Showbiz

gjata elvana
Sot, pas më shumë se 3 muaj heshtjeje në Instagram, Elvana foli. Sytë kureshtarë e ndoqën edhe në këto tre muaj të vështirë pasi i dashuri vazhdon të jetë në kërkim nga policia, pas ngjarjes tragjike në zonën e ish-Bllokut tetorin e vitit të kaluar, por nuk mësuan asgjë më shumë veç ca lajmeve të aluduara dhe të pakonfirmuara.

“Nuk e kam aspak të lehtë këtë moment, por e kuptoj që më duhet t’i them dy fjalë, pasi u detyrohem shumë të gjithë atyre që cdo ditë më kanë shkruar duke më pyetur për shëndetin, e duke më ofruar mbështetjen e tyre… kolegë, miq, të afërm, dhe sigurisht ata që kurrë nuk më kanë braktisur e kurrë nuk kanë reshtur me dashurinë e tyre ndaj meje dhe muzikës sime, fansat e mi. Po… kam kaluar një periudhë shumë të vështirë… fizikisht dhe moralisht… e dërrmuar dhe e vrarë nga fjalë, fjalë, fjalë… edhe më shumë sesa unë në këtë moment mund të shpreh me fjalë… Kurrë në jetën time s’i kam dashur keq askujt… ajo që kam dashur gjithmonë është të shoh vec lumturi, kudo ku kemi qenë bashkë, në cdo koncert e cdo video që ju keni publikuar me këngët e mia. Nuk e kam aspak të lehtë, por ju kam ju… e do vazhdoj të bëj atë për të cilën më keni dhuruar kaq shumë dashuri në më shumë se 10 vjet e pa të cilën nuk di a mund të jetoj…”