Elvana Gjata na prezanton mikeshat e saj në mënyrën më gazmore…

Showbiz

elvana shoqe
Këngëtarja e njohur ka publikuar ditën e sotme në Instagram një foto mjaft interesante. Në të, shfaqet Elvana, së bashku me disa mikesha të saj. Ajo ndodhet në Ersekë dhe sigurisht brenda kuadrit të një peisazhi fshati, nuk mund të mungonin “këto mikesha” të veçanta të saj.

lope

Ndryshe nga postimet e shpeshta të personazheve të njohura ku reklamohet jeta e luksit, Elvana ka vendosur këtë herë të promovojë Ersekën. Në foto shfaqen 3 lopë, të cilat Elvana me shaka i ka quajtur mikeshat e saj të ngushta. “Thjesht unë dhe mikeshat e mia duke u qetësuar,” ka shkruajtur ajo krahas fotos e cila sigurisht nuk mund të mos na bënte për të qeshur të gjithëve.