Enca shpreh publikisht «shqetësimin» e saj më të madh!

Showbiz

enca lidhje
Java që lamë pas ishte e mbushur me këngë dhe balada.U diskutua gjatë për to, dhe mesa duket kjo ka tërhequr dhe vëmendjen e Encës. Ditën e sotme ajo ka publikuar një Instastory ku ka drejtuar një pyetje dhe ka shprehur mendimin e saj.

enca

“Pyetja e ditës. Pse shqiptarët vdesin për balada me tematika mazokiste ku personazhi në fjalë është i dëshpëruar, i lënduar, i tradhtuar, dhe po jep frymën e fundit dhe po vdes? Së pari, ju të gjithë duhet të largoheni nga këto marrëdhënie toksike. Së dyti, dëgjoni muzikë më të lumtur.”- shkruan ajo. Nuk e dimë nëse e ka për ndonjë këngë specifikisht apo për atmosferën e krijuar. Gjithsesi, të gjithë njerëzit kanë shije të ndryshme në muzikë dhe mund të dëgjojmë qoftë balada, apo këngë të lumtura.