Artisti dhe pedagogu i njohur procedohen penalisht pas përfshirjes në protestë!

Sociale

protesta1
Policia e Tiranës sipas një njoftimi të saj ka bërë me dije se po procedon penalisht Robert Aliaj-n. Artisti nuk është i vetëm në listën në fjalë pasi së bashku me të është publikuar edhe emri i pedagogut të njohur Edmond Tupe. Arsyeja e procedimit mësohet të jetë përfshirja në protestën e studentëve që zgjat prej më shumë se 1 jave në Tiranë.

tip1

Ata akuzohen se dje në orën 09:00, tek sheshi “Nënë Tereza”, në rrugën “Muhamed Gjollesha”, e më pas në rrugën e “Durrësit”, përpara Ministrisë së Arsimit, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetente duke prishur rendin e qetësinë publike, duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, duke hedhur sende të forta në oborrin e institucionit”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë. Robert Aliaj dhe Edmond Tupja janë vetëm dy nga emrat e personazheve të njohur publikë që dolën hapur në mbështetje të kauzës së studentëve e madje kanë qenë të pranishëm në sheshe duke mbajtur edhe fjalime përpara studentëve. Bashkë me ta në listë janë edhe 23 emra të tjerë.