Era Istrefi citon Lana Del Rey

Showbiz

era lana

Këngëtarja e njohur shqiptare në një intervistë për faqen Noisey ka folur për karrierën e saj  si dhe ka përmendur disa herë Lana Del Rey-n.

Duke theksuar se shumë njerëz kanë vënë re një nuancë të Rihanna-s në këngën e saj Bon Bon, ajo është pyetur se cilët janë këngëtarët që kanë pasur ndikim në muzikën e saj. Era përgjigjet duke thënë se ajo është rritur në  brezin e Rihanna-s dhe se kur ishte 16 vjeç ka zbuluar muzikën Jamaican, Reggae dhe Dancehall të cilat kanë pasur shumë ndikim tek ajo. Ajo thotë se Lana Del Rey është një nga të preferuarat e saj.

“Kur unë jam e dashuruar me dikë, unë nuk vë re asnjë të metë tek ai, edhe Lana Del Rey kështu është. Një gjë tjetër që do më pëlqente të përmendja për Lana-n është se unë jam mësuar të nënvlerësoj trishtimin, por ajo dhe muzika e saj më kanë mësuar se trishtimi duhet të vlerësohet dhe gjithashtu duhet të përdoret për artin, sepse është një emocion i bukur.” – ka thënë Era në intervistën e saj.