Era Istrefi kontrate me gjigantët botërorë të muzikës

Showbiz

largea_largea_era-istrefi-650x35814563121751456312202_1.jpg

Era tashmë pjesë e kompanisë së madhe muzikore.

Era Istrefi e cila shumë shpejt do të bëhet një yll ndërkombëtar, ka postuar foton e parë me menaxherët e Sony Music.

Era Istrefi tani duket se e ka gati të bëjë hapin më të madh në karrierën e saj si këngëtare. Menaxheri i Erës, Faton Shoshi me kompaninë e tij “Nesër” ka arritur marrëveshje me dy gjigantët botërorë të muzikës, Ultra / Sony Music për të bërë një album për këngëtaren.

Vlera e kontratës është 1.5 milionë dollarë. Precedente me famë botërore, Kygo, Stargate, Danny Blanco, Robin Schulz dhe producenti nga Kosova, Big Bang do të përkujdesen për albumin e ri të Erës.

er5698aa69.jpeg