Ermal Meta për Erion Veliaj: «Është i bukur por i martuar…»

Showbiz

metaveliaj

Në një intervistë të fundit të tij, këngëtari shqiptar Ermal Meta ka folur mbi koncertin e mbajtur në Tiranë. Ai ka theksuar se ishte shumë i emocionuar që do të këndonte në kryeqytet. Gjithashtu, Meta ka folur mbi kryetarin e bashkisë, Erjon Veliaj.
“Është shumë i zoti, dhe ka bërë edhe një ndryshim të madh të Tiranës” – ka thënë Meta.
“Është edhe i bukur” – është dëgjuar një zë nga salla.
“Po, i bukur por i martuar, ka një grua shumë të bukur gjithashtu dhe sapo janë bërë prindër” – ka treguar Meta për publikun italian.

1527867992 veliajdhemetamebiciklete

Para koncertit të mbëjtur në Tiranë në qershor të këtij viti, Veliaj i dorëzoi Metës çelësin e Tiranës.

ermal meta teksty pesen

Kantautori i njohur u shpall fitues i Sanremos dhe përfaqësoi Italinë në Eurovision 2018.