Fahriye Evcen dhe Burak Ozcivit do t’iu bëjnë pjesë të jetës së tyre me një marrëveshje marramendëse!

Showbiz

fah 1 mln
Interesi i publikut për çiftin e njohur nuk shuhet kurrë. Fansat e tyre në mbarë botën, duket sikur nuk kanë të ngopur me detajet e shumta që mësojnë për jetën e Fahriye dhe Burak. Dy aktorët të cilët janë duke pritur të bëhen prindër për herë të parë, duket se kanë marrë një vendim të rëndësishëm. Madje, edhe tejet fitiprurës duhet të themi.

0x0 burak ozcivitle fahriye evcenin sir gibi sakladigi dugun adresi belli oldu 1496644789636

Duke qenë se janë të vetëdijshëm për interesin ndaj tyre dhe të dy janë persona të cilët nuk preferojnë kur detajet nga jeta e tyre publikohen pa leje në shtypin rozë, Fahriye dhe Burak kanë menduar të na tregojnë vetë ato çka dëshirojmë të dijmë.Çifti sapo kanë nënshkruar një kontratë me një kompani në Dubai, e cila do të ketë ekskluzivitetin e fotove apo videove të tyre. Çdo gjë që ata dëshirojnë të tregojnë, postojnë, apo video nga jeta e tyre, do të publikohen vetëm tek faqja e kompanisë dhe për këtë kontratë, aktorët kanë fituar plot 1 milion dollarë.